Lushtaku nuk paraqitet në gjykatë, shkon në Kuvend

Kronika December 14, 2018 - 09:55
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Gjykata e Prishtinës ka urdhëruar policinë që ta sjellë me forcë në gjykatore ish komandantin e UÇK-së Sami Lushtaku.

Urdhëri është lëshuar pasi Lushtaku nuk është paraqitur sot në gjykimin për rastin e korrupsionit.

“Meqenëse mungon i akuzuari Sami Lushtaku i cili ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, dhe për shkak se mungesa e tij e pamundëson vazhdimin e seancës gjyqësore, seanca shtyhet për 9 janar”, tha kryetari i trupit Gjykues Beqir Kalludra.

Gjykata më pas njoftoj se ndaj Lushtakut lëshohet urdhëresë për sjellje me dhunë nga Policia. Në lidhje me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut, prokuroria i akuzon Sami Lushtakun, Arben Gjukajn, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxhen, Esat Tahirin, Milazim Lushtakun, Driton Pruthin dhe Azem Durakun Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit

Për tenderin e KEK-ut hetimet kishin filluar më 5 tetor 2012, e aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka arritur në Kuvend, pak minuta para se të fillojë votimi historik për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Image