Sami Lushtakun do ta mbrojë në Hagë ish-prokurori i rastit të Millosheviqit

Sami Lushtakun do ta mbrojë në Hagë ish-prokurori i rastit të Millosheviqit

Kronika janar 12, 2019 - 21:18
Lexo detajet!

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.

Avokati britanik ishte angazhuar nga Qeveria për përgatitur dokumentacion në mbrojtje të ish-pjestarëve të UCK’së, kur Gjykata Speciale të fillonte punën

Avokati britanik, Geoffrey Nice është angazhuar për ta mbrojtur në Gjykaten Speciale, ish-komandantin e UÇK’së në Zonen e Drenicës, Sami Lushtakun.

Angazhimin e Nice’it e ka konfirmuar për vetë Lushtaku për Gazetën Express..

“Po, e kam angazhuar z. Geoffrey Nice”, ka thënë shkurt ish-komandati i UCK’së, që tash udhëheq degën e PDK’së në Skenderaj.

Tashmë është konfirmuar se Lushtaku do të niset nesër me linjë të rregullt për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit Specialist në Hagë.

Sipas shpjegimeve që Nice jepte në letrat e tij, ai ishte angazhuar nga Qeveria e Kosovës pikërisht për të përgatitur material voluminoz, që do të përdorej kur Gjykaya Speciale të fillonte me akuza ndaj pjestarëve të UCK’së.

“Kemi punuar që qeveria e Kosovës të mund të përgatiste materiale ku askush s’do të kishte qasje, të cilat do të përdoreshin kur individë do të akuzoheshin nga Gjykata Speciale”, ka shpjeguar Nice.

Nice, i kontaktuar nga Gazeta Express muaj më parë, fillimisht tha se do t’i përgjigjej brenda disa ditëve pyetjeve rreth angazhimit të tij në Kosovë. Më vonë se nuk ishte më i gatshëm të fliste.

Në vitin 2011, Avokati britanik kishte dalë me një shkrim, ku kundërshtonte raportin e senatorit Dick Marty, akuzat e së cilit u bënë baza e krijimit të Gjykatës Speciale.

Target i Martyt ishin udhëheqësit e UCK’së, të cilët senatori zviceran i akuzonte për trafikim të organeve.  Emri më i përmendur në këtë raport është ish-drejtori politik i UÇK’së, presidenti Hashim Thaci. Pas tij edhe Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Shaip Muja e Haradinaj.

Gjykata Speciale, formimi i së cilës u vendos në gusht të vitit 2015, ka filluar të ftojë dhe të intervistojë pjestarë të thjeshtë dhe komandantë të UCK’së.

Tashmë është janë intervistuar disa prej të ftuarve, në mesin e të cilëve është edhe ish-drejtuesi i Gjykatës së UCK’së, Sokol Dobruna, i cili për tri ditë u mor në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në selinë e saj në Prishtinë.

Të ftuar të tjerë për intervistim nga Zyra e Prokurorit Specialist janë edhe Rrustem Mustafa – Remi, Sylejman Selimi, Sabit Geci, Sabahajdin Cena, Remzi Shala, Nazif Mehmeti, Reimonda Rreci, Safet Syla.