Komandant 'Remi' flet pas intervistimit: Jam dëshmitar i dyshuar

Kronika January 15, 2019 - 19:41
Lexo tjera detaje

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rustem Mustafa – Remi, pas nëntë orëve të intervistimit nga prokuria e specializuar tha se është dëshmitar i dyshuar, me ç'rast nuk dha më shumë detaje nga intervista raporton "Zeri.info".

“Unë kam një fjalë të shkurtë. Kam pasur shumë pyetje, sot përfundoi intervista. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë. Pyetjet ishin shumë serioze, edhe ne kemi qenë shumë seriozë”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.

Pas përfundimit të intervistës së Komandant "Remit", nesër pritet të intervistohet, ish eprori i UÇK-së, Sami Lushtaku/Zeri