'Remi' kthehet në Kosovë

Kronika January 15, 2019 - 20:45
Lexo tjera detaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në Hagë, ka përfunduar sot marrjen në pyetje të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

Ish-eprori i UÇK’së në zonën e Llapit tani do të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar ekipi i avokatëve mbrojtës të Remit, në një prononcim për Gazetën Express.

LEXO EDHE: Zeka publikon fotografi me 'Remin' pas intervistimit

“Po, Remi do të kthehet në Kosovë”, thuhet shkurt në përgjigjen e mbrojtjes së Remit.

Ish-komandanti i UÇK’së është deklaruar para gazetarëve, pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje, në Holandë.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa, në mbrëmjen e së martës.

“Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, ka thënë ish-komandanti i UÇK’së. “Ka qenë intervistë e gjatë. Sot përfundoi”, ka shtuar ai.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, ka përfunduar Remi.

Marrja e tij në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.