Pas intervistimit 16-orësh të babait të tij në Hagë, reagon djali i Remit

Kronika January 15, 2019 - 21:28
Lexo tjera detaje

Ilmi Mustafa, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se babai i tij ka dalë fitimtar pas intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar sot në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka përfunduar para pak minutash intervistimin nga Gjykata Speciale në Hagë. Mustafa ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

Pas intervistimit, djali i tij, Ilmiu, ka thënë se babai i tij e kaloi këtë sfidë.

“Urime babi që e kalove dhe këtë sfidë, urime dhe Kosovës dhe gjithë qlirimtarëve te Kosovës, që dole faqebardh dhe e dëshmove që UÇK-ja ka bërë luftën më të drejtë në ballkan!”, ka shkruar djali i Rrustem Mustafës.