Policia japin lajmin e hidhur rreth aksidentit ku u godit një këmbësor

Policia japin lajmin e hidhur rreth aksidentit ku u godit një këmbësor

Kronika janar 18, 2019 - 19:28
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka dhenë detaje rreth aksidentit të ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësorja të cilën e goditi vetura, shkruan "Zëri.Info".

Zëdhensja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, për "Zërin", ka thenë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës

"Rreth ores 17:30 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Prishtine - Ferizaj, saktesisht ne fshatin Llugaxhi te Lipjanit. Ne aksident kane qene te perfshirë nje automjet dhe nje kembesore. Si pasoje e aksidentit kemebesorja Sh.H. (femer 37 vjeç) ka humbur jeten. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend ngjarje.Ngasesi i automjetit eshte shoqeruar ne stacion policor. Me kete rast po merren njesitet perkatese", tha Ahmeti për "Zërin".