Plagoset një 27 vjeçar në qendër të Prishtinës

Plagoset një 27 vjeçar në qendër të Prishtinës

Kronika shkurt 12, 2019 - 17:41
Lexo tjera detaje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Dyshohet se një persona ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është një 27 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësorë.

Lajmin  për Gazetën Blic, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se ne rrugën “Ali Kelmendi”, ne Prishtine ka ndodhur një gjuajtje me arme zjarri. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet policore dhe kane hasur ne një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërkohe qe hetuesit policor janë duke punuar ne sqarimin e te gjitha rrethanave qe kane te bejne me rastin si dhe identifikimin e personave te dyshuar.”