Vazhdon pasiguria në vend të punës në ndërtimtari, lëndohet edhe një person

Kronika February 19, 2019 - 10:18
Lexo Detajet

Një person ka marrë lëndime pasi është rrëzuar nga objekti në ndërtim e sipër, ku po punonte.

Ai ka marrë tretmanin mjekësor kurse rasti po hetohet, përcjell zeri.info.

LEXO EDHE: Mjet i dyshimtë në një shtëpi në Prishtinë

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.