Ndalohet një person për 'Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar'

Kronika February 19, 2019 - 16:18
Lexo tjera detaje

Me urdhër të Prokurorit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndalur një person zyrtar në komunën e Shtimes, për të cilin dyshohet se ka keqpërdorur autoritetin zyrtar, përcjell “Zëri.Info”.

“ Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datën 19 shkurt 2019, në ora 16:00h, me urdhër të Prokurorit ka ndaluar T.S., zyrtar në Komunën e Shtimes, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim./ZËRI