Vdekja aksidentale e kalorësit në Dragash, flasin dëshmitarët

Vdekja aksidentale e kalorësit në Dragash, flasin dëshmitarët

Kronika mars 23, 2019 - 20:55
Lexoni detajet

Në Dragash ka vdekur aksidentalisht 24 vjeçari Muhamer Mustafa që njihej edhe si kalorësi i shpejt i Brodosanës. Se si ndodhi rasti tragjik tregojnë dëshmitarët.

Kalërimin e kishte pasion dhe këtë Muhamer Mustafa e kishte shprehur qysh moti. Por dita e premte ishte fatale për të teksa ishte me kali.

Dëshmitarët kanë versione të ndryshme për rastin.

Muhameri ishte së bashku me Durim Salihun i cili rrëfeu ngjarjen.

Sipas Durimit gjithçka kishte ndodhur kur ata kishin ndaluar kuajt.

E Muhameri më pas ishte rrëzuar nga kali.

Ushtrimet ai po i bënte për të marrë pjesë në garën tradicionale që mbahet më 16 qershor në ditën e çlirimit të Dragashit e që organizohet nga Behar Salihu, bashkëfshatar i të ndjerit.

24 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Mali i Zi, pasi atje punonte në ndërtimtari.

Lajmin e kobshëm familja e tij e kishte marrë tek pasi ai kishte ndërruar jetë.

Vdekjen e Muhamerit e përjetuan rëndë të gjithë në fshatin Brodosanë të cilët morën pjesë dhe në varrimin e tij të shtunën.

Ndërkohë kryeprokurori i Prizrenit Avni Shala tha se rasti është cilësuar si aksident dhe se nuk ka asgjë të dyshimtë.