Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, konsiderohet vdekje e dyshimtë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, konsiderohet vdekje e dyshimtë

Kronika March 24, 2019 - 08:55
Lexo Detajet

Një vdekje në Gjilan po konsiderohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

Policia ka njoftuar se një mashkull atje është gjetur pa shenja jete, pas njoftimit paraprak se ai ishte alivanosur.

Rasti po hetohet kurse trupi i pajetë i është dërguar IML-së për obduksion, përcjell zeri.info.

"Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar", ka njoftuar Policia e Kosovës.