Aksident në Prishtinë, përfshihet treni dhe një veturë

Aksident në Prishtinë, përfshihet treni dhe një veturë

Kronika March 24, 2019 - 09:07
Lexo Detajet

Një tren është aksidentuar me një veturë në të cilën kanë qenë disa persona, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar ngasësi i veturës, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, përcjell zeri.info.

Sipas PK-së ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovc i Ulët të Prishtinës.

"Është raportuar një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident kanë qenë një tren dhe një veturë udhëtarësh me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi", ka njoftuar PK-ja.

LEXO EDHE: Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, konsiderohet vdekje e dyshimtë