Pesë të lënduar nga aksidenti midis tre veturave në Vushtrri

Pesë të lënduar nga aksidenti midis tre veturave në Vushtrri

Kronika March 24, 2019 - 15:52
Lexo Detajet

Sot rreth orës 13:00, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident midis tre veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 13:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht segmenti në Vushtrri. Në aksident janë përfshira tre vetura civile, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”.