Detaje të reja nga plaçkitja në Rinas, gjenden gjurmë gishtash në furgonin e grabitësve

Detaje të reja nga plaçkitja në Rinas, gjenden gjurmë gishtash në furgonin e grabitësve

Kronika April 17, 2019 - 18:04
Lexo tjera detaje

Policia ka zbuluar gjurmë gishtash në furgonin që u përdor nga grabitësit në Rinas.

Prokurorët besojnë se ekzaminimi i gjurmëve mund të çojë në identifikimin e autorëve të tjerë. Përgjigjja e laboratorit të policisë shkencore pritet të vijë brenda kësaj jave.

Shtatë ditë pas grabitjes së 6.5 milionë Eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Prokuroria ka filluar marrjen në pyetje të personave që konsiderohen të vlefshëm për hetimin. Ndër ta, është pyetur dhe bashkëshortja e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Pavarësisht se konsiderohej dëshmi e rëndësishme, Albana Alidhima nuk ka dhënë shumë detaje të vlefshme. Ajo i ka sqaruar oficerëve se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe se nuk e dinte ku qëndronte dhe me kë shoqërohej pas arratisjes nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013.

Hetuesit kanë dyshime se në tre grabitjet e mëparshme ku ka marrë pjesë Admir Murataj, ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët nuk janë identifikuar. Në grabitjen e 9 Prillit dyshohet se janë të përfshirë tre grupe kriminale. Pjesë e dosjes së grabitjes së fundit është bërë edhe ajo Qershorit të 2016, ku në pistën e Rinasit u morën 1 milion Euro. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim Aleks Pepa, ndërsa personat e tjerë që morën pjese ende nuk janë identifikuar. /tvklan