I riu shqiptar gjendet i vdekur, dyshohet se vdiq nga konsumimi i drogës

I riu shqiptar gjendet i vdekur, dyshohet se vdiq nga konsumimi i drogës

Kronika prill 17, 2019 - 18:15

Një ri i është gjetur i vdekur mesditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake, një i ri i identifikuar si Fation T. është gjetur i pajetë mesditën e sotme në një apartament në Qytet Studenti.

Ndërkohë dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Por, policia, autoambulanca dhe një zjarrfikëse nuk kanë mundur të shkojnë ende në vendngjarje për shkak se rrugica që të çon deri tek ky pallat është shumë e ngushtë. Ndërtuesi i pallatit ka lënë një rrugë të ngushtë jashtë standardit dhe çdo parametri./Shekulli/