Gjuan me armë, vëllai e lajmëron motrën në polici

Gjuan me armë, vëllai e lajmëron motrën në polici

Kronika April 18, 2019 - 10:29
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar që në qytetin e Podujevë është arrestuar një femër nën dyshimin se ka gjuajtur me armë, transmeton “zëri.info”.

Rastin në polici e ka lajmëruar vëllai i viktimës.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Gjashtë vetura përfshihen në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 17.04.2019 - 15:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër K/Shqiptare, është parë në oborrin e shtëpisë së tij me një armë –revole në dorë. Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta” me katër (4) fishekë kal.7.65 mm. E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /ZËRI