Vrasja e Murtez Xhemës, policia jep një njoftim të rëndësishëm

Vrasja e Murtez Xhemës, policia jep një njoftim të rëndësishëm

Kronika April 21, 2019 - 15:54
Lexo Detajet

Policia suedeze iu është drejtuar sërish qytetarëve për ndihmë në zbardhjen e rastit të vrasjes së kosovarit, Murtez Xhema, që ndodhi më shumë se gjashtë vjet më parë në qytezën Ekeby.

Faqja e kësaj policie, ka kujtuar të dielën se, Xhema 53 vjeçar, kishte vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri një parking makinash, mëngjesin e 12 dhjetorit 2012.

Image

Ndërsa një person tjetër kishte shpëtuar me plagë, dhe kishte arritur të largohet vetë nga vendi i ngjarjes. Kjo, derisa autori i sulmit deri më tani ka mbetur i panjohur.

Në njoftimin e rikthyer, të shoqëruar edhe me fotografinë e Xhemës, policia kërkon nga qytetarët që të ofrojnë çfarëdo informacioni që mund të kenë lidhur me rastin, nëpërmjet emailit [email protected] si dhe numrit të telefonit 114 14.