Gjithçka çka dihet deri më tani për vrasjen tragjike në Prishtinë

Gjithçka çka dihet deri më tani për vrasjen tragjike në Prishtinë

Kronika April 22, 2019 - 17:25
Lexo Detajet

Prishtina sot është tronditur nga një vrasje e trefishtë e cila ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

Vrasja e cila ka ndodhur rreth orës 13:00 ka tronditur të gjithë e veçanërisht banorët e bllokut banesor ku u krye vrasja.

Hasan Krasniqi 61-vjeçar dyshohet që me armë zjarri ka vrarë fillimisht gruan e tij Hyenije Krasniqi (61 vjeçare), renë e tij Remzije Krasniqi (28-vjeçare), e pastaj duke bërë edhe vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Zërin”, e kun ë njoftimin e tyre është bërë e ditur që në vendin e ngjarjes policia e Kosovës ka gjetur tre persona pa shenja jete.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka konfirmuar për “Zëri.info”, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

Ndërsa ka qenë Baki Kelani nga policia e Kosovës ai i cili ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media Baki Kelani nga policia e Kosoës në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka treguar për identitetin e viktimave duke shtuar se rasti nga Policia po cilësohet si vrasje e dyshimtë, vrasje e rëndë si dhe vetëvrasje.

“Nga informacionet që posedojmë, bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë, vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë një person i gjinisë mashkull i vitit 1958, një grua e vitit 1959 dhe një vajzë e lindur më 1991”, ka deklaruar Kelani.

Për këtë ngjarje të rëndë janë deklaruar edhe banorët e bllokut ku jetonin tashmë viktimat. Prapa kamerave ata kanë për “Zërin” kanë rrëfyer se viktima mashkull H.K kishte problem mendore. Se ai kishte probleme mendore e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Ymer Beka. Ai po ashtu ka konfirmuar që në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar.

“I dyshuari ka pasur probleme psikike të mëhershme. Si duket i njëjti paska ushtruar dhunë edhe më herët në familje. I dyshuari me inicialet H.K., është kryesi i veprës i cili më pas ka kryer edhe vetëvrasje. Gruaja e të dyshuarit që u vra është me inicialet H.K., si dhe reja e tij është me inicialet R.K. Një fëmijë dy vjeçar ka qenë në vendin e ngjarjes. Djali ka shpëtuar pa pasoja mirëpo e ka parë krimin kur ka ndodhur. Fëmijën e ka marrë emergjenca për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Beka.

Jo zyrtarisht “Zëri”, ka mësuar se viktimat janë familjarë të hendbollistit të përfaqësuesës së Kosovës Kreshnik Krasniqi./ZËRI