Shembja e hotel 'Adriatikut', një person nën rrënoja

Shembja e hotel 'Adriatikut', një person nën rrënoja

Kronika April 22, 2019 - 18:13
Lexo Detajet

Së paku një person ka mbetur nën rrënojat e një ndërtese që është shembur në Mitrovicë.

Një pjesë e ndërtesës së ish-hotelit Adriatik është shembur në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për T7 ka thënë se një person ka mbetur nën rrënoja.

“E ka nxan një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur.

“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”.