25 vjeçarja vdes pas lindjes, 2 mjekë të arrestuar

25 vjeçarja vdes pas lindjes, 2 mjekë të arrestuar

Kronika April 22, 2019 - 22:46
Lexoni më shumë detaje

2 mjekë janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e nënës, menjëherë sapo lindi fëmijën e saj. Në pranga kanë rënë mjeku reanimator Nikollaq Thano, si dhe kardiologu Mehmet Ibaj. Dy mjekët akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur 25-vjeçares Rexhina Debrova.

Edhe pse operacioni ka shkuar shumë mirë, menjëherë pas daljes nga salla, pacientja ka pësuar “suspect trombeoli pulmonare” e ashtuquajtur infarkt mushkërie. Një orë pasi lindi fëmijën, Rexhina Debrova humbi jetën.

25-vjeçarja është shtruar me urgjencë në maternitet dhe në gjendje kritike është futur në sallën e operacionit. Gjendja është përkeqësuar, dhe e reja ka ndërruar jetë. Rexhina Debrova nga Katundi i Ri ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit. Fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.

Pas vdekjes së 25-vjeçares në Elbasan, ka reaguar spitali i qytetit. Në një deklaratë, spitali thotë se e reja pësoi komplikacion dhe mjekët dhanë shërbimin maksimal.