Kosovarja e rikthyer nga ISIS në Kosovë: Jam martuar 3 herë, burrin e fundit e kam në burg

Kosovarja e rikthyer nga ISIS në Kosovë: Jam martuar 3 herë, burrin e fundit e kam në burg

Kronika April 24, 2019 - 16:31
Lexo tjera detaje

Gruaja e kthyer në Kosovë nga Siria, është martuar tri herë. Dy burra iu vranë, ndërsa të tretin e ka në gra, transmeton Gazeta Metro.

Sipas avokates, kjo grua ka dy fëmijë dhe në Siri ka shkuar me kërkesën e burrit të saj të parë.

“Që nga viti 2015 klientja ime ka qëndruar më Siri. I ka kërkuar burri i saj me shku për nje jetë më të mirë. Edhe po të donte të kthehej nuk ka mundur”, tha ajo.

Avokatja tregoi se burri i tretë i klientes së saj është në burg.

“Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front pastaj është detyruar kanë qenë kushtet shumë të veshtira është dashur të martohet prapë, burri i tanishëm është në burg. Kjo ndihet e penduar se ka qëlluar në ato rrethana por nuk është penduar që e ka degju fjalën e burrit të vet.Burrin e saj të parë dhe të dytë e kanë vrarë dhe është detyruar të martohet me burrin e saj të tretë që tani për tani është në burg”, tha ajo.

Kjo grua bashkë me dhjetëra të tjera sot mbajti seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për të ndërsa këtë e ka kundërshtuar avokatja e saj.

32 gra janë kthyer nga Siria të shtunën pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.