Gjakovë: Merr ryshfet 1500 euro, kaq do të paguaj gjobë e do të vuaj burg!

Gjakovë: Merr ryshfet 1500 euro, kaq do të paguaj gjobë e do të vuaj burg!

Kronika April 26, 2019 - 10:39
Lexo tjera detaje

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj personit i cili kishte marrë ryshfet nga një menaxher në Malishevë për organizimin e mbrëmjes së Maturës në vitin 2018.

I akuzuari është dënuar me burg prej tetë muajsh dhe me dënim gjobë me shumën prej 1 mijë euro, përcjell “Zëri.info”.

Lexoni njoftimin e plotë:

Dënim me burg dhe gjobë për marrje ryshfeti

Gjakovë, 26 prill 2019 - Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit I.H. për veprën penale, “Marrjaeryshfetit” nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro, i cili dënim duhet të ekzekutohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pas plotfuqishmërisë sëkëtij aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale si dhe shumën prej pesëdhjete(50) euro, në emër tëkompensimit të viktimave të krimit.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit I.H., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike,i akuzuari,nëcilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) euro nga G.K., menaxher në restorant “B...-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.