Policia i zë në flagrancë hajnat në Prishtinë!

Policia i zë në flagrancë hajnat në Prishtinë!

Kronika April 26, 2019 - 10:46
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Pas kontrollit që ka bërë Policia, tek këta persona kanë gjetur maskë, kaçavida dhe thikë, përcjell “Zëri.Info”.

Me vendim të prokurorit të tre personat janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një maskë, dorëza, kaçavida dhe një thikë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./ZËRI