Hajni tmerron familjen në Prishtinë, hyn me forcë e vjedh mijëra euro, ari e diamante!

Hajni tmerron familjen në Prishtinë, hyn me forcë e vjedh mijëra euro, ari e diamante!

Kronika April 26, 2019 - 11:00
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka marrë ankesë nga një mashkull në Prishtinë, në lidhje me vjedhjen që është kryer në shtëpinë e tij, ku një person ka hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe ka vjedhur ari në vlerë prej më shumë se tre mijë euro.

Sipas Policisë pas hetimeve që kanë kryer kanë identifikuar një të dyshuar të moshës së mitur, të cilit I janë gjetur stoli ari dhe një çantë krahu me stoli ari, përcjell “Zëri.info”.

“Rr. “Bajram Bahtiri”, Prishtinë 25.04.2019-17:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, ku është kontrolluar- bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./ZËRI