Grabitën 2500 euro, arrestohen tre persona në Gjakovë

Grabitën 2500 euro, arrestohen tre persona në Gjakovë

Kronika maj 15, 2019 - 09:51
Lexoni detajet

Policia në Gjakovë ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur.

Të martën në ora 19:30, në stacionin policor të Gjakovës është raportuar një rast “Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 euro.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestohen tre personat e dyshuar:

J . P i lindur 1991, shtetas i Republikës së Kosovës

S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës

G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste tjera të tentim grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedim të mëtutjeshëm.