Therja në Prishtinë, policia jep detaje

Therja në Prishtinë, policia jep detaje

Kronika maj 15, 2019 - 23:42
Lexo Detajet

Një 16-vjeçar dyshohet se është lënduar nga sulmi me thikë në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet, ka konfirmuar Policia e Kosovës për “Zeri.info”.

Viktima sipas njoftimit është dërguar për trajtim mjekësor kurse rasti po hetohet nga njësitet policore.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë për “Zeri.info” zëdhënësja Flora Ahmeti.