Kush është kosovari që u arrestua në Tiranë dhe kërkohej në Gjermani

Kush është kosovari që u arrestua në Tiranë dhe kërkohej në Gjermani

Kronika May 19, 2019 - 13:57
Lexoni detajet

Një 23 vjeçar me origjinë nga Kosova por i lindur në Gjermani u arrestua sot në Tiranë pasi rezultonte në kërkim nga Interpoli.

Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç, rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje në dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen.

Pas ngjarjes, i riu 21 vjeç në atë kohë, u arratis, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion.

Sipas hetimit, Kastrati u përfshi në një sherr në një disko (15 dhjetor), e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen.

Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër” ndalimi, Kastrati i njohur edhe si Kimi, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rëndë personit të plagosur, duke iu nënshtruar një operacioni.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua duke i shpëtuar arrestimit. Dyshimet e para, flisnin se ai mund të ishte në zonën e Ulm, por kërkimet e mëvonshme në apartamente në qendër të qytetit të martën e 19 dhjetorit 2017, ishin të pasuksesshme.

Edhe pas dy muajsh nga ngjarja, kërkimet për të rezultuan të pasuksesshme.

“Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që ai të ketë vendosur të shkojë në Kosovë. Ne vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur atë”, thoshte Dieter Popp, zëdhënës i selisë së policisë në Tuttlingen në shkurt 2018.

Image