Arrestohet 'Curri' pronari i disa kazinove në Kosovë

Arrestohet 'Curri' pronari i disa kazinove në Kosovë

Kronika May 20, 2019 - 09:21
Lexoni detajet

Gjatë një bastisjeje që ka ndodhur sot në lagjen “Marigona”, është arrestuar Ismet Osman, i njohur si Curri nga Mitrovica, i cili është pronar i disa bastoreve dhe kazinove.

Gazeta Express merr vesh nga burimet se bashkë me “Currin” janë arrestuar edhe Ilir Bojku dhe Mentor Maqani. Por, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.