Policia e Kosovës: Emin Beqiri nuk ka qenë i përfshirë në asnjë lloj arratisje

Policia e Kosovës: Emin Beqiri nuk ka qenë i përfshirë në asnjë lloj arratisje

Kronika May 20, 2019 - 21:48
Lexo Detajet

Policia e Kosovës ka demantuar shkrimet e një portali se polici Emin Beqiri është arratisur për fajde.

Sipas policisë, Beqiri as nuk është arratisur dhe as nuk ka qenë i përfshirë në një rast të tillë.

Njoftimi i plotë

Policia e Kosovës ( PK ) me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot, në gazetën ”NewBorn” me titull ”Ish-shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i arratisur për fajde”, reagon ndaj këtij shkrimi të pa vërtetë dhe sqaron se;

Shkrimi i tillë nga ky medium, i cili etiketon zyrtarin e Policisë së Kosovës, nuk është i drejt, andaj ju ri konfirmojmë se zyrtari i apostrofuar (Emin Beqiri), nuk ka qenë fare i përfshirë në rast dhe nuk ka të bëjë me asnjë lloj arratisje të tij siç pretendohet nga mediumi.

Policia e Kosovës përmes komunikatës zyrtare të titulluar  “Arrestohen pesë persona lidhur me dyshimet për përfshirje në vepra penale “Fajdeja, Detyrim dhe Mashtrim”, i ka bërë publike të gjitha detajet rreth operacionit të realizuar sot, duke përfshirë edhe inicialet e pesë (5) personave të arrestuar dhe dy (2) të tjerëve në kërkim, të cilët janë:

I. O.   viti i lindjes 1964 – M/Sh/K

I. B.    viti i lindjes 1969 – M/Sh/K

A.Th. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K

M.M. viti i lindjes 1980 – M/Sh/K

Rr.H. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K

E. L. mbetet në kërkim policor

Z. J.  mbetet në kërkim policor

Andaj Policia e Kosovës inkurajon të gjitha mediat, e në veçanti gazetën e potencuar lartë që para lansimit të informacioneve të tilla të iu drejtohet kompetentëve për sqarimin dhe marrjen e detajeve të sakta, në mënyrë që të evitohen gabime që mund të cenojnë integritetin qoftë të individëve apo institucioneve në përgjithësi.