Një person i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në Rahovec

Një person i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në Rahovec

Kronika May 20, 2019 - 22:11
Lexo Detajet

Një person ka vdekur dhe një tjetër është i lënduar, por momentalisht jashtë rrezikut për jetë pas një aksidenti në komunikacion në Fortesë të Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zeri.info” Komandanti i Trafikut në Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Aksidenti ka ndodh rreth orës 19:00 në fshatin Fortesë të Rahovecit. Janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person, konkretisht pasagjeri e ka humb jetën dhe një person tjetër është dërguar në QKUK ndërsa momentalisht është jashtë rrezikut për jetë. Ka edhe dëme të mëdha materiale”, ka thënë ai.

Sahatqija ka treguar edhe shkaqet e aksidentit, teksa ka thënë se një kthim i pakujdesshëm për t’u shkyçur nga rruga kryesore në atë dytësore ka shkaktuar përplasje mes makinave.

:Deri te aksidenti ka ndodhur kur automjeti që është shkaktar i aksidentit, i personit të lënduar, ka bërë kthim të pakujdesshëm majtas për t’u shkyçur prej rrugës kryesore në rrugës dytësore dhe për pasojë është goditur në krahun e djathtë nga automjeti që ishte duke ardhur nga drejtimi i Rahovecit në drejtim të Gjakovës. Hetuesit kanë dalur në vendin e ngjarjes me prokurorin”, ka thënë ai për “Zeri.info”.