Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, lëndohen katër persona

Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, lëndohen katër persona

Kronika May 21, 2019 - 19:04
Lexoni detajet

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mes tri veturave në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe Prokurorisë.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka bërë të ditur se nga katër të lënduarit, dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Pjesa e autostradës në zonën e Lipjanit, ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e bllokuar deri në përfundimin e procedurave policore. /Periskopi