Pesë të lënduar në aksident trafiku në Dollc të Klinës - një vajzë në gjendje të rëndë

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Dollc të Klinës - një vajzë në gjendje të rëndë

Kronika May 21, 2019 - 20:51
Lexoni detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, ka treguar se janë të lënduar katër vajza dhe një djalë.

“Pesë persona janë të lënduar, një djalë e katër vajza. Njëra nga vajzat ka lëndime më të rënda dhe pritet të dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Ibra.

Ai ka thënë se së shpejti Policia do të dalë me detaje të tjera rreth vendit të ngjarje dhe të lënduarve.