Detaje nga aksidenti i rëndë në Gllarevë

Detaje nga aksidenti i rëndë në Gllarevë

Kronika May 21, 2019 - 22:04
Lexo tjera detaje

Policia Rajona e Pejës ka treguar se aksidenti ku u lënduan pesë persona ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në drejtimin Pejë – Prishtinë.

Xhevat Ibra nga Policia Rajonale ka thënë për Gazetën Express se një furgon është vetëaksidentuar prej ku kanë mbetur të lënduar një mashkull dhe katër femra, njëra prej të cilave ka marrë lëndime më të rënda.

“Akisdenti ka ndodhur në Gllarevë, në drejtimin Pejë – Prishtinë. Ka ndodhur rreth orës 19:00. Një kombi-bus dyshohet se është vetaksidentuar”, ka thënë Ibra.

Sic tregon ai, të lënduarit janë të moshës 22, 23 dhe 24 vjecare.

“Djali është i lindur në vitin 1997, tri vajza janë të vitit 1995, ndërsa vajza që është dërguar në Prishtinë pasi ka marrë lëndime më të rënda është e lindur në vitin 1996”, ka thënë Ibra.