Ndërron jetë njëri prej të aksidentuarve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Ndërron jetë njëri prej të aksidentuarve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Kronika May 22, 2019 - 10:17
Lexo Detajet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë, fillimisht Policia e Kosovës kishte raportuar se katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Mirëpo më vonë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Në aksident raportohet të kenë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obdukson ndërsa i dyshuari në mbajtje.