Mbesa plagos gjyshen në Vushtrri

Mbesa plagos gjyshen në Vushtrri

Kronika May 22, 2019 - 10:40
Lexo Detajet

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur nga Vushtrria mbrëmë, nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit, me c’rast e ka plagosur një person me të cilin ishin së bashku në dhomë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës.

Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik.