7 të lënduar nga aksidenti në Shtime

7 të lënduar nga aksidenti në Shtime

Kronika May 22, 2019 - 10:55
Lexo Detajet

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40. Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Fshatin Davidovc të Shtimes.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në mes të dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore janë pësuar shtatë persona, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.