Identifikohen dy mjekët e spitalit privat “Bahceci”, të arrestuar për trafikim të organeve

Identifikohen dy mjekët e spitalit privat “Bahceci”, të arrestuar për trafikim të organeve

Kronika May 22, 2019 - 15:21
Detajet

Dy doktorëve të spitalit privat “Bahceci”, Murat Ozel dhe Trina Nushi-Jahjaga, si dhe një mjeku tjetër me inicialet L.P., u është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kaluar.

Ozel, Nushi-Jahjaga dhe L.P., dyshohen se bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të “Transplantimit të kundërligjshëm dhe tafikimit të organeve dhe qelizave njerëzore”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se më 17 maj, Gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak tre të dyshuarve për transplantim të paligjshëm të organeve.

“Më 17.05.2019, prokurori i rastit ka ushtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës  për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve të lartcekur, me ç’ rast Gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tyre”, ka thënë për Insajderin, Laureta Ulaj, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. 

Insajderi ka identifikuar dy prej mjekëve të arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq emri i një tjetri ende nuk është i njohur për redaksinë.

Të arrestuarit Mural Ozel dhe Trina Nushi-Jahjaga, janë specialistët për Obstetrikë dhe Gjinekologji dhe veprojnë në klinikën private “Bahceci”.

Image
Image
Image