Policia: Aksidenti në Gjakovë përfundoi me persona të lënduar

Policia: Aksidenti në Gjakovë përfundoi me persona të lënduar

Kronika May 22, 2019 - 17:25
Lexo tjera detaje

Rreth një orë më parë në Rakovinë të Gjakovës ka ndodhur një aksident tarfiku, i cili ka përfunduar me persona të lënduar.

Personat që kanë marrë lëndime në këtë aksident janë janështë rrezikut për jetë, ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga policia rajonale e Gjakovës.

Podrimaj ka dhënë detaje të këtij aksidenti për Gazetën Express.

“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në  aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjeksorë e që sipas personelit mjeksorë gjendja e tyre për momentin është jasht rrezikut për jetë”, tha ajo.