Mjeku Gërxhaliu lexoi letrat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Mjeku Gërxhaliu lexoi letrat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Kronika May 22, 2019 - 17:54
Lexo tjera detaje

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh edhe doktor me profesion ishte ndër të parwt që dëgjoi historitë e dhunimeve të viktimave të luftës së Kosovë.

Shukri Gërxhaliu, në emisionin Frontal në T7 ka lexuar edhe një letër të një viktime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në këto letra përshkruhet se si ndodhën vetëm disa nga 20mijë dhunime.

Letrat e shkruara janë kryesisht janë nga viktimat e fshatrave të Vushtrrisë dhe Drenicës.

Në letrat e shkruara nga këto viktima përmenden edhe emra të serbëve lokal.

“Unë kam qenë kom dëshmuar në Hagë, kur jemi kthyer prej atje kemi kërkuar me shkru mediat këto. Por përgjigja na është kthyer se më dhunime e krimet e luftës duhet të merren institucionet e Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Ai ka treguar se e ka edhe dëshminë e Vasfije Krasniqit, viktimës së parë e cila publikisht dëshmoi për tmerrin që kishte përjetuar.

“Vasfija është heroina jonë. Ajo është e para që ka dëshmuar e si ajo duhet krejt me vepruar. Unë besoj që të gjithë i njohin dhunuesit e vet”

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ushtria serbë kishte dhunuar seksualisht rreth 20mijë viktima, përfshi edhe fëmijë.