EKSKLUZIVE: Kërcënohet avokati i 'Currit'

EKSKLUZIVE: Kërcënohet avokati i 'Currit'

Kronika May 25, 2019 - 20:47
Lexoni detajet

Alban Arifi, avokat Ismet Osmanit i njohur ndryshe edhe si “Curri”, është kërcënuar sonte nga disa persona, raporton “Zëri”.

Rastin për “Zëri.info”, e ka konfirmuar vet avokati Arifi i cili ka potencuar që dyshon që ky kërcënim ka ardhur pas rastit të fundit ku klienti i tij në këtë rast “Curri”, është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë.

Arifi ka konfirmuar për “zërin”, që rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

“Po është e vërtetë. Pak më parë kam marrë një kërcënim në telefon. Menjëherë e kam lajmëruar rastin në polici. Policia  e ka marrë dëshminë dhe e ka proceduar rastin. Ky kërcënim ka ardhur p[as rastit të fundit me klientin tim “Curri”, pasi që unë jam avokati i tij”, ka deklaruar Arifi për “Zërin”. ZERI

Image