Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën e UÇK-së
Foto: Zeri

Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën e UÇK-së

Kronika qershor 11, 2019 - 16:19
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur minuta më parë në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ku si pasojë është edhe një i lënduar.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për “Zëri.info”, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.

Sipas Ahmetit i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton “Zëri.info”.

“Rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën UÇK ne Prishtine. Ne aksident kane qene te përfshira një veture dhe një motoçiklete. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletë. I njëjti është për tretman mjekësor. Me rasti po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për “Zërin”.