Familja tetëanëtarshe nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë

Familja tetëanëtarshe nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë

Kronika qershor 12, 2019 - 18:18
Lexo tjera detaje

Familja tetëanëtarëshe Kurti nga Vushtrria, sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmën tonë!

Ata jetojnë në varfëri të skajshme, kanë kushte të vështira për jetesë, i mungojnë edhe gjërat me themelore, ushqimi, veshmbathja, po ashtu edhe një vend me i mirë për jetesë.

Çeka Ahmedi e ka postuar në facebook-un e tij këtë familje me halle të mëdha, duke shpresuar se do të bëhet shteg ku do munden bamirësit ta shohin dhe ta ndihmojnë këtë familje skamnore.

Shkrimi i Çeka Ahmedit për familjen tetëanëtarëshe Kurti.

Falë Ximi Asllani kemi pasur mundësinë të kontaktojë familjen Kurti dhe arritëm për të vizituar në shtëpinë e tyre në kushte të vështira për jetesë!

Gëzim dhe Selvije Kurti prindër të gjashtë vajzave të vogla, sot me shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën tonë. Gëzimi edhe pse është në gjendje të sëmurë ai përpiqet që me mbledhjen e hekurave dhe shitjen e tyre, e nganjëherë duke gjetur ndonjë punë private që ti mbaj anëtarët e familjes së tij, e të cilët ka ditë që durojnë edhe pa kafshatën e bukës.

Falë disa njerëzve human, të cilët jetojnë në SHBA, dhe falë vëllai tonë Qazim Asllanit, i cili jeton në Kosovë, arriti që familjes të i ndihmoj me disa gjëra themelore që i duhen një familje. Shpresojmë se lutjet e atyre prindërve dhe barku bosh i vajzat të vogla nuk do të bien në veshë të shurdhër, pasi që ne shqiptarët njihen si njerëz human!

Ju lutem “shpërndajeni”, dhe të përpiqen dikush për të gjetur kontaktet e hoxhës Halil Kastrati, dhe të bëjë lidhjen mes familjes dhe hoxhës, pasi që shumë herë familja Kurti është munduar të gjej kontakt me hoxhën. Ky është telefoni i familjes Kurti:

+38345883382

Të gjithë ata njerëz human lutën që të ndihmohet kjo familje në forma të ndryshme, nga gjërat ushqimore e deri në veshmbathje./SinjalPress

Image

Image

Image