Përleshje fizike në LDK-në e “Kodrës së Trimave”, dy militantë të arrestuar

Përleshje fizike në LDK-në e “Kodrës së Trimave”, dy militantë të arrestuar

Kronika June 14, 2019 - 21:08
Lexoni detajet

Dy militantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në “Kodrën e Trimave” janë arrestuar nga policia e Kosovës pas një përleshje fizike që kishin mes vete gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve dhe nëndegëve të LDK-së, raporton Zëri.info. 

Një përleshje fizike ka ndodhur vetëm pak minuta më parë mes militantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Kodrën e Trimave. 

Sipas burimeve të Zëri.info kjo përleshje ka ndodhur mes militantëve të kësaj partie. 

Pas kësaj, patrulla të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe kanë hasur në rezistencë me këta militantë. 

Policia ka arritur t’i arrestojë dy persona. 

Zëri.info ka provuar të kontaktojë edhe me policinë e Kosovës, mirëpo deri tani nuk kanë konfirmuar asgjë për këtë rast. 

Kujtojmë, se edhe gjatë ditës së djeshme në  degën e LDK-së në lagjen “Mati 1” është raportuar për një përleshje derisa po mbahej Kuvendi Zgjedhor./ZERI