Vdes i moshuari që u sulmua nga qentë ditë më parë

Vdes i moshuari që u sulmua nga qentë ditë më parë

Kronika June 15, 2019 - 13:41
Lexo tjera detaje

Pas sulmit nga qentë një person i moshuar nga fshati Peqan i Suharekës ka ndërruar jetë.

A.F ishte sulmuar në fillim të këtij muaji nga një grup i qenve.

Lëndimet prej të cilave edhe besohet se ka vdekur, i ndjeri i kishte në kokë dhe në gjithë trupin.

Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK ku edhe ishte trajtuar.

Indeksonline mëson se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00/GazetaBlic