Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Kronika June 19, 2019 - 19:38
Lexoni detajet

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth një orë më parë në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zyrtarja për informim nga Policia e Kosovës,  Flora Ahmeti . Ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën  “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë. Në aksident kane qenë dy automjete të përfshira, ku janë lenduar  4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti