Mbyllet një bastore pa licencë, ja çfarë i ndodhi pronarit

Mbyllet një bastore pa licencë, ja çfarë i ndodhi pronarit

Kronika June 24, 2019 - 10:30
Lexoni detajet

Një person është arrestuar dje në Istog pasi që i njëjti nuk e ka mbyllur bastoren e tij sportive, ku ka qenë duke punuar njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Lokali ka qenë pa licencë dhe pa leje të punës.

Me vendim të prokurorit lokali është mbyllur nga inspektorët ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Istog 22.06.2019-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi nga njësitë e Policisë lokali i tij bastore sportive është gjetur i hapur ku në të ka qenë një person duke punuar. I dyshuari veprimtarinë në atë lokal ka qenë duke e kryer pa licencë dhe pa leje pune. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro. Lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI