Gjykata hedh poshtë ankesën Agim Çekut dhe të tjerëve për abuzimet me lista të veteranëve

Gjykata hedh poshtë ankesën Agim Çekut dhe të tjerëve për abuzimet me lista të veteranëve

Kronika June 24, 2019 - 12:30
Lexoni detajet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve në rastin veteranët.

Të akuzuarit Agim Çeku, Fadil Shurdhaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Çelë Gashi, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Shukri Buja, Ahmet Daku dhe Xhavit Jashari, akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Emrat e përmendur më lartë ndryshe janë të njohur si persona të dyshuar në lëndën e njohur si ‘Veteranët’.