Sulmohet xhamia në enklavën spanjolle, Ceuta

Sulmohet xhamia në enklavën spanjolle, Ceuta

Kronika qershor 24, 2019 - 13:39
Lexoni detajet

Në enklavën spanjolle në Maroko, Ceuta, është sulmuar një xhami nga një person ende i pa identifikuar nga autoritetet. Katër plumba janë gjuajtur drejt xhamisë.

Sipas raportit të policisë, askush nuk është vrarë ose lënduar gjatë sulmit, i cili ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, ku besimtarët ishin mbledhur brenda xhamisë për lutjet e mëngjesit.

Motivet e sulmit ende nuk janë të ditura as nga policia, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ndodhi në xhaminë Muley el Mehdi, një nga objektet më me rëndësi në Ceuta, madje në këtë xhami janë mbajtur edhe festimet e muajit të Ramazanit për vite me radhë.

Dëshmitarët thanë se një person i cili ishte në një motoçikletë, thuhet në agjencinë e lajmeve lokale El Faro de Ceuta.

Xhamia Muley el Mehdi ishte ndërtuar gjatë kohës së mbretit Franko, i cili e bëri dhuratë për myslimanët që luftuan për Spanjën.