Gjendet i varur në oborr të shtëpisë një person në Gjilan

Gjendet i varur në oborr të shtëpisë një person në Gjilan

Kronika June 24, 2019 - 14:46
Lexoni detajet

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se dje në fshatin Pograjë të Gjilanit një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton “Zëri.info”.

Sipas prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion teksa rasti është duke u hetuar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në fshatin Pogragjë komuna Gjilan, një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti është duke u hetuar dhe prokurori kujdestar ka dhënë urdhër qe trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për obduksion, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /ZËRI