E masakron gruan dhe shkon i gjakosur për të pirë kafe – 56-vjeçari shqiptar: Dyshoja se më tradhtonte

E masakron gruan dhe shkon i gjakosur për të pirë kafe – 56-vjeçari shqiptar: Dyshoja se më tradhtonte

Kronika June 26, 2019 - 11:18
Lexoni detajet

Lavdosh Sulaj, 56-vjeçari nga Vlora i cili ditën e djeshme masakroi me levë gruan e tij Laureta Sulo ka pranuar krimin në komisariatin e Vlorës. Ai ka rrëfyer se e kreu aktin e rëndë për shkak se dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e djeshme në Babicë të Vlorës, në banesën e çiftit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme “lajmëroni policinë, se vrava gruan”.

Çifti Sulo kishin bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Konfliktet mes tyre ishin të shpeshta pasi 56-vjeçari prej kohësh dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me një person.

6 ditë më parë vëllai i autorit ka tentuar që të vrasë me çifte personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua.